1005 banorë të fshatit Nivicë në bregdet vijojnë të mos kenë ende certifikata pronësie për tokën bujqësore të ndarë me ligjin 7501.
Sorollatjet e 3 dekadave sa në dyert e pushtetit vendor, gjykatave, hipotekës dhe tani kadastrës shtetërore kanë qenë pa rezultat. Bëhet fjalë për 464 ha tokë bujqësore prej të cilave 20,5 ha të vendosura buzë detit Gjykata e Lartë ju njohu banorëve të Nivicës token në vitin 2017 detyruar nga vendimi i Gjykates 8 familje pajisen me AMTP nga bashkia e Himarës dhe dorëzojnë dokumentet për regjistrim në kadastrën e Sarandës.
“ 1005 banorë kanë marrë nga 200 m që në vitin 1994. Më pas Gjykata e Lartë ja dha prapë tokën banorëve dhe në 2017 ne aplikuam pasi morëm AMTP pasi na i kërkoi vetë drejtoresha, pasi paguam 335 mijë lekë për ngastër pasi ishte zonë e paazhornuar dhe duhej paguar kjo shumë dhe sot e kësaj dite presim një përgjigje.
“A keni aplikuar? Keni dokumenta për të provuar qe është e juaja?
Valixhet i kemi plot por aty në hipotekë dhe në qeveri nuk na i pranojnë sepse na nxjerrin yçkla, duhet kjo duhet ajo. Vajtëm 30 vjet, tani pyetja është shumë e thjeshtë: dhe sa kohë duhet të shkojë akoma? “
“ Siç na tha ish drejtoresha Alba Kola në një përgjigje kjo është tokë e paazhornuar në një kohë që azhornimin e kemi bërë me topograf privat. Përgjigje më kanë ardhur shumë të tjera janë 3-4 përgjigje madje një është dhe nga Artan Lame që i kërkon hipotekës ta shohë çështjen.
“ Në 93 kam blerë një objekt stallë dhish, në 96 e kam hipotekuar, në 2000 kam konstatuar qe është grisur hipoteka. Si është grisur? Si e provove? Shteti e ka grisur vete. Mafja e vjedhjes së tokave. Këtu funksionon që brenda viti shteti apo mafia vjen vjedh tokën dhe heq drejtori e vendos një drejtor tjetër”
“ Pronën na e ka dhënë shteti, kartat të gjitha i kemi bërë, na ka marrë paratë se e kemi paguar tokën, morëm topografin. Sa keni qe prisni? 4 vjet”
“ Tatimin na i mban në Lukovë, kur japim lekët e ujit dhe të dritave na mbahet edhe tatimi atje dhe skam asnjë letër timen, certifikatë.”
“ Kam aplikuar edhe unë në hipotekë si gjithë të tjerët bashkë me 10 familje që në 2017 dhe asnjë përgjigje vetëm sorollatje, duhet kjo e ajo, çoje në ZRPP e Tiranës. Na ngatërrojnë se e dinë që ne nuk bëjmë dot gjë. Nuk kemi ku të ankohemi e dinë ata shumë mirë”
Top Channel