Erdoğan: Anija kërkimore e Turqisë do të vazhdojë misionin në Mesdheun Lindor

18/09/2020 17:08

Anija e Turqisë për kërkimin e energjisë Oruç Reis do të kthehet në misionin e saj në Mesdheun Lindor pas përfundimit të punës së mirëmbajtjes, tha sot presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, raporton(AA).

“Nëse e kthyem Oruç Reis në port për mirëmbajtje, kjo do të thotë gjithashtu diçka”, u tha Erdoğan gazetarëve pas namazit të xhumasë në Stamboll.

Këtë fundjavë, Turqia ktheu anijen kërkimore që eksploron energjinë në Mesdheun Lindor në një port të Antalyas për punën e ristrukturimit dhe mirëmbajtjes.

Greqia dhe Qiproja Jugore dhe anëtaret e tjerë të BE-së janë përpjekur të bllokojnë kërkimin e energjisë së Turqisë, duke pretenduar se po kërkon në ujërat greke, duke përdorur pikëpamje maksimaliste të territorit detar të Athinës bazuar në ishuj të vegjël pranë bregdetit turk.

Turqia, vendi me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe, thotë se kjo pikëpamje është e paligjshme dhe nuk ka asnjë kuptim dhe ka kërkuar negociata pa parakushte për të vendosur ndarjen e drejtë të burimeve të rajonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA