Viktima, Bujar Çela

Prokuroria e Elbasanit  pasi ka kryer verifikimet dhe ka pyetur të afërm të Bujar Çelës është bindur se viktima nuk ka pasur asnjë konflikt apo mosmarrëveshje personale.

Kjo e dhënë na bind sepse një burim tha se Bujar Çela u qëllua për vdekje nga kundërshtarët e të vëllait, Talo Çela një i shumëkërkuar dhe që vazhdon jetën në arrati pavarësisht veprave të njëpasnjëshme për të cilat dyshohet, mes tyre edhe grabitja e Rinasit.

Burimet e  TCH i thanë gazetares Anila Hoxha se ndonëse Bujar Çela po pinte kafe me një  të njohur, pasi pa autorët me kapuç tentoi të largohet,  por atentatorët pasi e qëlluan  në distancë, u afruan pranë tij dhe e qëlluan edhe në kokë.

Mënyra si u qëllua  50-vjeçari veç hakmarrjes, sipas prokuroreve është një mesazh i qartë për të shumëkërkuarin. Të gjitha këto janë të dhëna paraprake bazuar në dëshmi dhe rrëfimet e personave që gjendeshin në lokal në çastin kur 50-vjeçari u vra me armë zjarri.

Kujtojmë se Bujar Çela u vra mëngjesin e djeshëm nga tre persona të maskuar, në një lokal në Elbasan ndërsa po pinte kafen e mëngjesit.

Top Channel