A do t’ju pëlqente të kishit lingotat tuaja personale të arit që mund t’i admironi dhe të bëni madje edhe selfie me to. Me koronavirusin që po shton kërkesën për asete të sigurta në të cilat investitorët të hedhin paratë, një bursë në Singapor po ofron atë që e konsideron një mënyrë të lehtë për të shtënë në dorë metalin e çmuar.

Ajo po tenton të zbehë nocionin se tregtimi i lingotave është vetëm për investitorët profesionistë ose super të pasurit, duke ofruar sasi më të vogla metali të çmuar, me çmime të arsyeshme, që mund të blihen përmes një aplikacioni në telefon.

Kur ne filluam biznesin një dekadë më parë, tërhoqëm grupet elitare, ata që kanë para. Por tani, aspirojmë që të mund të arrijmë edhe tregun masiv”, thonë drejtuesit.

Çmimi për një onsi ar, ose rreth 30 gramë ar, arriti në 2 mijë dollarë amerikanë për të parën herë muajin e kaluar, ushqyer nga shqetësimet për pasojat ekonomike të virusit dhe inflacionin e pritshëm në të ardhmen. Dhe shitjet në këtë bursë në Singapor, janë rritur shumë. Por, 80 për qind e klientëve të saj janë ende individë të pasur.

1 lingotë ari që peshon 1 kg, shitet për rreth 60 mijë dollarë amerikanë. Por për rreth 70 dollarë amerikanë, mund të blesh një gram, një lingotë që ka përmasat e një karte memorie ndërkohë që janë të disponueshme edhe lingota që peshojnë pesë, 10, 50 dhe 100 gramë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA