Jimi Hendrix u bë i famshëm në Londër duke shpërthyer në skenën muzikore të viteve 1960 me performancat e tij mahnitëse në kitarë, para se të ndahej nga jeta, 50 vite më parë, kur ishte vetëm 27 vjeç.

Apartamenti i tij, në 23 Brook Street, në zonën e Mayfair, në qendër të Londrës, është tani një muze dhe përveç trashëgimisë së tij muzikore është edhe një nga kujtesat e jetës së tij në qytet.

Kitaristi legjendar, i famshëm për këngë si Hey Joe, Purple Haze dhe koverin e tij të këngëve të Bob dylan, All Along the Wotchtower, jetoi në këtë adresë nga viti 1968 deri në 1969.

Ai e konsideronte atë shtëpinë e parë të vërtetë të tij. Edhe tani, ajo konsiderohet rezidenca e vetme e njohur e kantautorit të lindur në seattle.
Më shumë se dy shekuj më parë, një tjetër gjeni i muzikës jetonte në shtëpinë me numër 25; Handel.

Por në atë kohë, një pllakatë në nder të kompozitorit gjerman të erës baroke ishte vendosur mes dy ndërtesave, çka e kishte bërë Hendrix të besonte se ai jetonte në të njëjtën shtëpi. Në një pikë, Hendrix madje kishte menduar edhe se kishte parë fantazmën e Handelit në pasqyrë.

Hendrix, jetoi në apartament me të dashurën e tij asokohe. Ashtu si Rolling Stones dhe The Beatles, Hendrix është sinonim i Londrës së viteve 60 dhe tani konsiderohet një nga artistët me më shumë ndikim në shekullin e 20.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA