Një ngjarje e rëndë është shënuar në Portin e Velencias në Spanjë.
Një viç 55 metra i lartë, u rrëzua pasi u godit nga një prej anijeve më të mëdha në botë me kontejnerë.
Raportohet se mbi vinç në momentin që ndodhi ngjarja, ndodhej dhe një punonjës 48-vjeçar, i identifikuar si Roberto Manez Blanco. Edhe në mes të panikut të krijuar, Blanco u tregua “gjakftohtë” në mendim dhe arriti të ndizte alarmin për të paralajmëruar kolegët e tij për incidentin e afërt.
Me të dëgjuar alarmin, punonjësit e tjerë u larguan me shpejtësi nga rruga. Ndërkaq, si pasojë e incidentit Blanco pësoi disa brinjë të thyera dhe hemorragji, por fatmirësisht nga raportimet që vijnë nga spitali ku ai po trajtohet,48-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Top Channel