Duke gjarpëruar nën Kalanë e Gjirokastrës, një rrjet tunelesh të fshehtë, të ndërtuar gjatë erës së komunizmit, flet për frikën dhe paranojën që karakterizonte diktatorin Enver Hoxha.

Kështu e fillon reportazhin e saj nga qyteti i gurtë, agjencia franceze e lajmeve, AFP për të cilën, komunizmi në shqipëri tani i takon të shkuarës ndërsa bunkeri është kthyer në atraksion turistik, duke tërhequr vizitorë edhe gjatë pandemisë, kohë kur tema e frikës, izolimit dhe kufizimit është aktalizuar sërish. Në një kohë kur Covid-19 ka trazuar jo pak sezonin turistik në shqipëri, rreth 300 vizitorë të pajisur me maska, kanë vizituar tunelin këtë verë. Mes tyre një 39 vjeçar nga Parisi.

Sot ne po vizitojmë këtë burg të vjetër, këtë bunker. E bëjmë këtë që të reflektojmë dhe të mendojmë për kohën e trishtuar që po kalojmë tani ndërsa jetojmë me pandeminë dhe jemi të privuar nga disa liri, si liria për të prekur njëri tjetrin, për të folur me njëri tjetrin, për tu takuar.
Astrit Imeri, një ish ushtarak, tregon të fshehtat e tunelit. Tuneli ishte i pajisur me të gjitha gjërat e nevojshme që njerëzit të qëndronin jo vetëm disa orë, por për ditë apo javë.
Engjell Seriani, gazetar i radios në atë kohë, kujton se si duhej të mbulonin një konflikt të sajuar në mes të viteve 80, si pjesë e stërvitjeve të asaj kohe.

Top Channel