Pas rikthimit nga pushimet, ditën e sotme po zhvillohet seanca e dytë parlamentare.
Teksa mori fjalën në Kuvend, Rudina Hajdari u ndal te protesta e naftëtarëve të Ballshit, duke u shprehur se është një turp për politikën shqiptare që hesht, ndërkohë që ata punëtorë po kërkojnë pagat për të mbajtur familjet e tyre.
“Dua të përmend naftëtarët e Ballshit që janë njerëz me dinjitet, janë kthyer pa dinjitet se nuk ka kush t’i mbrojë; deputetët heshtin, qeveria hesht, por edhe një opozitë që është jashtë parlamentit edhe ajo hesht dhe kjo është skandaloze”, tha Hajdari.
Më tej shtoi:
“Ata me të drejtë kërkojnë rrogat e tyre, e kanë lënë me 900 milionë euro dollarë borxh këtë vend. A ka ndonjë procedim për këta persona që nuk paguajnë punëtoret? Me kohë këta naftëtarë dalin në rrugë për të protestuar. Një grup të pangopurish që jetojnë si sheikë, ndërsa ata që kërkojnë pagat procedohen. Sot ne heshtim përpara atyre që kërkojnë pagat. Ky lloj sistemi duhet të shkallmohet”.
Top Channel