Një sasi prej 636 mijë paketash cigare është sekuestruar në doganën e Hanit të Hotit, pasi ishte  pa pullë fiskale.

Gjatë kontrolleve të autoriteteve doganore mbi mjetin tipit trajler me targa të Bullgarisë, i cili ka hyrë në territorin doganor Shqiptar nga Mali i Zi, po transportonte ngarkesën prej 1 272 koli cigare, ose 636 mijë paketa cigaresh.

Paketat e cigares nuk ishin të pajisura me pullë fiskale të Republikës së Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjetër. Nëse ky mall do të hidhej në treg, vlera e detyrimeve doganore që duhet të paguhej është 99. 7 milion lekë ose afro 1 miliardë lekë. Autoritetet doganore sekuestruan trajlerin së bashku me sasinë e mallit prej 636 mijë paketa cigaresh, ndërsa materialet iu referuan prokurorisë Shkodër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA