Çdokush mund t ketë frikë nga diçka, por disa njerëz kanë frikëra shumë të çuditshme, aq sa të na lënë gojëhapur.
Fobitë lidhen me gjendje fizike dhe fiziologjike, çdokush mund të punojë me veten për të mos pasur frikë nga diçka.
Një nga mënyrat e kurimit mund të jetë hipnoza me psikologë, ku personi që ka një frikë kujton se nga çfarë i ka ardhur kjo dhe punon me mendimet që ka në kokë duke i shmangur momentet e pakëndshme.
Fobitë janë nga më të ndryshmet e çuditshmet, të cilat shumë pak prej tyre mund t’i keni dëgjuar. Disa nga to tw përmendura nw emisionin “Shqipëria Live” janë: frika nga gjumi, frika nga ushqimet që mund të jenë të pashëndetshme, frika nga zogjtë, frika nga avioni apo frika nga biçikleta.
Mund të duken qesharake, por për ta është ankth dhe frikë që mund të shkaktojë edhe gjendje të fikëti.
Top Channel