Për të dytën herë radhazi hetuesit e Gjykatës Speciale janë paraqitur në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, për marrjen e dokumenteve të dorëzuara nga personi i paidentifikuar një ditë më parë, e që pretendohet të kenë rrjedhur sërish nga gjykata.
Pas largimit të tyre, Kryetari i organizatës, Hysni Gucati tha se vendosi t’ua jap dokumentet pasi hetuesit kishin pranuar se janë të tyre.
Por, të njëjtit i kishin udhëzuar për mos shumëzimin dhe shpërndarjen e dokumenteve.
Avokati Gashi tha se dokumentet përmbanin informacionet që hetuesit e Speciales i shkëmbenin me prokurorinë serbe, duke thënë se ky bashkëpunim i ngushtë është kundër popullit shqiptar.
Ai po ashtu ka kërkuar nga Kuvendi që të ndryshohet Ligji për Gjykatën Speciale, në mënyrë që të gjykohet edhe pretendimet për krimet serbe.
Dokumentet e para me 4 mijë dosje OVL-së së UÇK-së, ju dorëzuan me 7 shtator, e të nesërmen u paraqitën hetuesit e speciales për t’i marrë ato.
Ndërsa me 11 shtator, Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka nisur hetimet.
Top Channel