Policia e Korçës në aksion, kontrolle për të shpallurit në kërkim dhe jo vetëm

17/09/2020 19:28

Policia e Korçës ka zhvilluar kontrolle të rrepta në pikat kyçe të qytetit.

Agjentët e drejtorisë dhe të komisariatit të Korçës kanë vijuar kontrollet për armëmbajtje pa leje, për persona të shpallur në kërkim dhe për lëndë narkotike.

Në kuadër të masave parandaluese edhe për transport të emigrantëve të paligjshëm, kontrollet priten të vijojnë edhe në ditët në vijim.

Kontrollet janë përqëndruar në hyrje të qytetit, në unazë si edhe në qendër.

Top Channel