Kamzë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kodër Kamëz ku pronari i një lokali pasi ka plagosur me armë një klient ka tentuar edhe që ta vrasë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:20 ku F. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, në brendësi të lokalit është përfshirë në një konflikt fizik e verbal për motive të dobëta, me R. C. (klient lokali) dhe më pas konflikti ka vijuar në ambientet e jashtme të lokalit.
Si pasojë e konfliktit shtetasi F. K. ka plagosur me armë zjarri në dorë, shtetasi R. C., 39 vjeç. Në momentin që F. K. po qëllonte përsëri në drejtim të shtetasit të plagosur, ndërhyrja në kohë e me profesionalizëm e punonjësve të Policisë ka bërë të mundur parandalimin e vrasjes, duke i hequr armën nga dora shtetasit F. K. dhe duke e prangosur atë.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”, kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me armë zjarri, që mund të përfundonte në vrasje.
Plagosi me armë zjarri një klient, pas një konflikti të çastit, dhe në vijim të konfliktit e ka qëlluar përsëri për ta vrarë, falë ndërhyrjes në kohë, Policia i bllokoi armën pronarit të lokalit duke parandaluar vrasjen e klientit.
Sekuestrohet arma e zjarrit me të cilën autori kreu plagosjen.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”, pas njoftimit të marrë rreth orës 02:20, se në Kodër Kamzë, në një lokal, kishte një konflikt verbal e fizik mes pronarit të lokalit dhe një klienti, kanë shkuar menjëherë në drejtim të adresës së dhënë.
Bashkëpronari i lokalit, shtetasi F. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, në brendësi të lokalit është përfshirë në një konflikt fizik e verbal për motive të dobëta, me shtetasin R. C. (klient lokali) dhe më pas konflikti ka vijuar në ambientet e jashtme të lokalit. Si pasojë e konfliktit shtetasi F. K. ka plagosur me armë zjarri në dorë, shtetasi R. C., 39 vjeç., i cili u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në momentin që shtetasi F. K. po qëllonte përsëri në drejtim të shtetasit të plagosur, ndërhyrja në kohë e me profesionalizëm e punonjësve të Policisë ka bërë të mundur parandalimin e vrasjes, duke i hequr armën nga dora shtetasit F. K. dhe duke e prangosur atë.
Materialet hetimore në lidhje me këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”
Top Channel