Presidentit Ilir Meta pa asnjë vonesë, pasditen e të enjtes, hodhi firmën duke dekretuar Evis Kushin si ministre të arsimit.

Dekretimi u krye nga presidenti në të njëjtën ditë, që i mbërriti propozimi për zëvendësim ministri.

Largimin e Besa Shaninit duke e zëvendësuar me deputeten e qarkut të Elbasanit Evis Kushi, kryeministri e njoftoi përmes një video të shkurtër, nga momenti kalimit të stafetës ministres së re.

Ishte pikërisht dita e parë e nisjes së shkollës koha e zgjedhur nga Rama për t’i dhënë fund drejtimit të kësaj ministrie nga Besa Shahini.

Top Channel