Pa asnjë vonesë! Meta dekreton Evis Kushin si ministre të Arsimit
17/09/2020 16:16
Presidentit Ilir Meta pa asnjë vonesë, pasditen e të enjtes, hodhi firmën duke dekretuar Evis Kushin si ministre të arsimit.
Dekretimi u krye nga presidenti në të njëjtën ditë, që i mbërriti propozimi për zëvendësim ministri.
Largimin e Besa Shaninit duke e zëvendësuar me deputeten e qarkut të Elbasanit Evis Kushi, kryeministri e njoftoi përmes një video të shkurtër, nga momenti kalimit të stafetës ministres së re.
Ishte pikërisht dita e parë e nisjes së shkollës koha e zgjedhur nga Rama për t’i dhënë fund drejtimit të kësaj ministrie nga Besa Shahini.
Top Channel