Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar lidhur me mega operacionin ndërkombëtar të drogës, ku në pranga kanë rënë të paktën 11 shqiptarë ndërsa u sekuestruan tonelata kokainë e miliona euro.
Sipas Lleshjat finalizimi i suksesshëm sot i Operacionit ‘LOS BLANCOS’ në 10 vende nën koordinimin e EUROPOL, në të cilin mori pjesë aktive edhe Policia e Shtetit, është një tjetër sukses i rëndësishëm, që provon edhe një herë pjekurinë dhe besueshmërinë e lartë të saj në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare.
Më tej Lleshaj shton se ky operacion dëshmon edhe një herë nevojën e madhe, por dhe dobinë e jashtëzakonshme që ka bashkëpunimi ndërkombëtar në luftën ndaj krimit të organizuar, i cili mund të luftohet me sukses real vetëm kur agjencitë e zbatimit të ligjit bashkëpunojnë ngushtë në nivel operacional.
Ministri Lleshaj në fb:
Finalizimi i suksesshëm sot i Operacionit ‘LOS BLANCOS’ në 10 vende nën koordinimin e EUROPOL, në të cilin mori pjesë aktive edhe Policia e Shtetit, është një tjetër sukses i rëndësishëm, që provon edhe një herë pjekurinë dhe besueshmërinë e lartë të saj në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare.
Shkatërrimi i një grupi shumë të sofistikuar kriminal të përbërë kryesisht nga shqipfolës dhe kapja e një sasie të madhe kokaine dhe parash është një goditje e paprecedentë ndaj krimit të organizuar.
Meritojnë mirënjohje të gjitha agjencitë e vendeve që u angazhuan në këtë operacion si Italia ??, Holanda ??, Greqia ??, Hungaria ??, Rumania ??, Gjermania ??, Spanja ??, Mbretëria e Bashkuar ??, Dubai ?? dhe pa dyshim edhe Policia e Shtetit Shqiptar ??.
Ky operacion dëshmon edhe një herë nevojën e madhe, por dhe dobinë e jashtëzakonshme që ka bashkëpunimi ndërkombëtar në luftën ndaj krimit të organizuar, i cili mund të luftohet me sukses real vetëm kur agjencitë e zbatimit të ligjit bashkëpunojnë ngushtë në nivel operacional. Si sot.
Top Channel