Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi sot se përhapja e koronavirusit në Evrope është më keq sesa në mars, thuajse në fillimin e pandemisë.
Hans Kluge, drejtori rajonal i OBSH për Evrope, tha se përhapja aktuale e virusit duhet të shërbejë si një “thirrje zgjimi”.
“Në pranverë e në fillim të verës ne kishim mundësi të shihnim pasojat e masave të ashpra të izolimit.
Dhe në fakt përpjekjet dhe saktificat tona dhanë rezultat. Në qershor rastet ishin në më të ulëtën e tyre.
Ndërsa shifrat e shtatorit duhet të shërbejnë si një thirrje zgjimi për të gjithë ne”.
Europa ka raportuar 300,000 raste të reja infeksioni në një javë, që është shfra më e lartë 7-ditore prej nisjes së pandemisë. Në total, Evrope ka raportuar rreth 4.9 milionë raste koronavirusi dhe 226,524 vdekje.
“Një situatë shumë serioze po shpaloset para nesh,” tha Kluge. “Rastet e përjavshme kanë kaluar ato që raportoheshin në kulmin e epidemisë në mars”.
Kluge theksoi se rritja e infektimeve mund të reflektojë dhe rritjen e numrit të testimeve por qeveritë nuk duhet të reduktojnë kohëzgjatjen e karantinës për njerëzit që kanë qenë në kontakt me të infektuarit.
“Megjithse shifrat tregojnë për më shumë testime, ato tregojnë gjithashtu për shifra alarmuese në rajon.
Periudha 14-ditore e karantinës është një vlerësim mjaft i përmbajtur për kohën e infektimit”, tha ai.
Top Channel