Nuk justifikoi pasurinë/ KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Apelit, Tritan Hamitaj! Shkarkohet edhe gjyqtari Arian Qafa

17/09/2020 09:44

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra, gjyqtarin pranë Gjykatës së Apelit Durrës, Tritan Hamitaj.

Hamitaj ushtronte detyrën e gjyqtarit  pranë Gjykatës së Apelit Durrës dhe ju nënshtrua vetingut me 15 shtator për kriterin e ligjshmërisë së pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional.

Trupa Gjykuese Suela Zhegu, Lulzim Hamitaj, Genta Tafa (Bungo) pasi analizoi provat dhe faktet si dhe dëgjoi pretendimet e palëve vendosi shkarkimin nga detyra të Tritan Hamitaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Durrës, pasi nuk arriti të justifikoi pasurinë.

Po kështu nga detyra është shkarkuar edhe gjyqtari Arian Qafa. Edhe për këtë KPK vërejti probleme me justifikimin e pasurisë.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA