Deri tani është menduar se kreu i opozitës ruse, Alexei Navalny u helmua pasi piu një filxhan çaji në aeroport.
Por tani ekipi ndihmës i tij pretendon se në fakt ai është sëmurë, pasi piu një shishe uji në dhomën e hotelit, ku po qëndronte në Siberi. Ndihmësit e tij thonë se me të mësuar lajmin i kishin kërkuar një avokati të shkonte në dhomën e hotelit në Tomsk e të merrte gjithë ♪farë gjente aty, vecanerisht shishet e ujit. Ato u analizuan dhe dy javë më vonë, laboratori gjerman gjeti gjurmë Novichoku, pikërisht substance toksike me të cilën u helmua Navalny.
Dy ditë më parë, 44-vjecari arriti të marrë frymë vetë dhe postoi një foto nga spitali. Deri tani besohej se ai u shënjestrua në aeroport.
“Tani e kemi kuptuar: Helmimi është kryer para se ai të largohej nga hoteli”, thuhet në një postim në llogarinë e tij në Instagram.
Navalny, figura kryesore opozitare në Rusi dhe një kritik i ashpër i presidentit rus, Vladimir Putin, po vazhdon të trajtohet në një spital gjerman në Berlin. Ekipi i tij dyshon se ai është helmuar me urdhrat e Putinit, ndërsa Kremlini mohon çdo përfshirje.
Top Channel