“Një mamicë heq, njërën vë”/ Spahiu: Dhe Skënderbeu të ngrihej nga varri…

17/09/2020 22:11

“Një mamicë heq, njërën vë, Rama nuk udhëheq dot me mamica”, kështu tha Kreshnik Spahiu në Open.

Spahiu tha se opozita është më e dobët se në 2017 kur u bë marrëveshja e 5 qershorit, megjithatë Edi Rama sipas tij ka një ekip të dobët për të bërë një mandat të tretë qeverisjeje.

“Rama ka një disavantazh shumë të madh, se dhe Skënderbeu të ngrihej nga varri nuk mund të qeveriste në një mandat të tretë me këtë ekip që ka, hiq një mamicë e vër një tjetër mamicë. Rama është në pozicion më të mirë se në 2017, se opozita është në inferioritet më të madh se atëherë kur kishte disa kontrolle.

PD o do hyjë si opozitë e bashkuar në zgjedhje, dhe të ketë parti me emër tjetër, ose mund të jetë PD dhe opozita e ndarë, dhe në të dyja rastet Rama është në avantazh,” tha Spahiu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA