Mësim nga ora 08:00 deri në 20:00/ Prindërit në vështirësi për të dërguar fëmijët në shkollë

17/09/2020 15:42

Edhe në shkollat e periferisë mësimi zhvillohet me turne. Në shkollën 9-vjeçare “Kasëm Shima” në Kodër Mëzez mësimi nis në 8 të mëngjesit e mbaron në 8 të darkës.

“Unë jam turni tretë. Motra turni parë.”

“Po pres vëllanë të më marrë. Vëllezërit do më marrin, se e kam larg shtëpinë.”

“Unë, gjyshja, i marr edhe nipin edhe mbesën. Vajza dhe dhëndri janë në punë. “

“Unë kam marrë leje nga puna. Po mundohem të ndërroj turnin në penë, për të sjellë vajzën në shkollë. Jam turk, jetoj në Shqipëri. Dy fëmijët do t’i marrë nusja, se nuk punon. Masat antikovid zbatohen. Matet temperatura dhe dezinfektohemi. Fëmijët i zbatojnë më mirë ato, jemi ne prindërit që duam edhe pak kohë, ose i harrojmë rregullat”

Top Channel