Autoritetet amerikane në qarkun e Kolombias lëshuan një urdhër-arresti dhe aktakuzë ndaj Lirim Sylejmanit, për mbështetje të grupit militant, Shteti Islamik si dhe për trajnim nga ky grup, të cilin Uashingtoni e ka në listën e organizatave terroriste.

Sylemani, që ka lindur në Kosovë, por është shtetas i natyralizuar i Shteteve të Bashkuara, u prangos në 2019-tën nga Forcat Demokratike Siriane dhe së fundi i është dorëzuar Byrosë Federale të Hetimeve (FBI).

“SHBA është e vendosur të bëjë përgjegjës të gjithë personat e larguar nga vendi për t’iu bashkuar Shtetit Islamik”, tha ndihmësprokurori i Përgjithshëm, John C.Demers.

“I akuzuari është një shtetas amerikan, i cili braktisi shtetin e tij dhe iu bashkua ISIS-it në Siri. Ai do të përgjigjet për veprat e veta para gjykatës amerikane”, theksoi dhe ushtruesi i detyrës së Prokurorit, Micheal Sherwin. Për drejtuesen e sektorit kundërterrorizmit në FBI,  Jill Sanbor, ky njoftim “ duhet të shërbejë si paralajmërim për të gjithë ata që kanë udhëtuar apo që planifikojnë të udhëtojnë jashtë vendit për t’iu bashkuar ISIS-it.

Sipas aktakuzës, që prej nëntorit të vitit 2015 deri në shkurt të vitit 2019, Sylejmani i ka ofruar mbështetje materiale dhe burime, përfshirë personel dhe shpërbime shtetit islamik në Siri.Në aktakuzë thuhet gjithashtu se ai është trajnuar ushtarakisht nga organizata terroriste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA