Mbi 30 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën

17/09/2020 13:10

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 30 milionë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar gjithsej 30.036.868 raste me COVID-19.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 6.828.301 raste deri më tani.

Pas SHBA-së, 10 vendet e para me më shumë raste janë India (5.118.253), Brazili (4.421.686), Rusia (1.079.519), Peru (744.400), Kolumbia (736.377), Meksika (680.931), Afrika e Jugut (653.444), Spanja (614.360), Argjentina (589.012) dhe Kili (439.287).

Në Turqi, numri i të diagnostikuarve me COVID-19 ka arritur në 296.391. Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, COVID-19 u përhap në mbarë botën. Deri më tani jetën e kanë humbur 945.092 persona. Ndërkohë, 21.804.030 milionë njerëz janë shëruar nga virusi ndërsa ende vazhdojnë trajtimin 7.287.746 raste aktive./AA

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA