Ligji i ri vendos se perdhunuesit kastrohen kirurgjikisht dhe pedofilët dënohen me vdekje

17/09/2020 20:10

Legjislacioni i ri i aprovuar së fundmi në Nigeri parashikon që ata që përdhunojnë një fëmijë nën 14 vjeç dënohen automatikisht me vdekje ndërsa përdhunuesit e tjerë i nënshtrohen kastrimit kirurgjik.

Zhvillimi vjen pas zemëratës publike mbi rritjen e numrit të përdhunimeve mes kufizimeve të koronavirusit, të cilat kanë bërë që disa guvernatorë lokalë të vendosin gjendjen e emergjencës.

Guvernatori i Kaduna, Nasir Ahmad el-Rufai tha se dënimet drastike nevojiten për të shtuar mbrojtjen ndaj fëmijëve prej krimeve të rënda.

Grupet e grave kanë kërkuar veprim më të ashpër kundër përdhunuesve përfshi dhe dënimin me vdekje.
Ligji shtetëror i Kaduna, provinca me popullsinë më të madhe në vend, është më i ashpri në Nigeri.

Vendi ka ndryshuar kodin e tij penal duke caktuar dënimin me 21 vjet burg për përdhunimin e një të rrituri dhe dënim të përjetshëm për përdhunimin e të miturve.

Ndërsa një grua që përdhunon një fëmijë nën moshën 14 vjeç dënohet me heqje kirurgjike të vezoreve.

FOTO GALERI
1/3
Guvernatori i Kaduna, Nasir Ahmad el-Rufai tha se dënimet drastike nevojiten për të shtuar mbrojtjen ndaj fëmijëve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA