Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ka zhvilluar një takim me drejtuesen e Prokurorisë së Pukës, Elidiana Kasa.

Ibrahimi i shoqëruar nga anëtari i këtij këshilli, Vatë Staka siguruan mbështetjen e Këshillit duke i propozuar prokurorëve edhe bashkëpunim lidhur me dy rregulloret e reja sa i përket lëvizjeve paralele dhe asaj për ngritjen në detyrë.

Drejtësia e re ka hyrë në një fazë të kompletuar me vënien në funksion të SPAK dhe zgjedhjen e drejtuesit të BKH. Tashmë na duhet të punojmë hap pas hapi për konsolidimin dhe krijimin e një besimi të plotë tek qytetarët, sa i përket punës së institucioneve të reja të drejtësisë. Qytetarët si aleatët kryesorë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet të ndihen të mbrojtur dhe të dëgjuar dhe është detyra jonë që të gjithë së bashku të tregojmë se jemi në mbrojtje të interesit publik si dhe shtetit ligjor dhe të drejtë, ” u shpreh zoti Ibrahimi.

Top Channel