Me hapjen e shkollave në 14 shtator, ashtu sic ishte parashikuar edhe përhapja e virusit u përshpejtuar.

Tani më vatrat e reja të infeksionit covid-19 janë krijuar në institucionet arsimore, ku e para që u has me këtë situatë ishte kjo shkollë, shkolla 9-vjecare ‘Jeronim de Rada’ku kanë rezultuar të infektuar 9 mësues mes tyre dhe drejtoresha e institucionit dhe janë karantinuar 6 të tjerë që kanë pasur kontakte të afërta me ta.

“Shumë të shqetësuar ishim, por na thanë që janë larguar para ditës së parë të shkollës. Po merak kemi.”

Infeksioni i covid 19 ka prekur në kryeqytet dhe 1 mësuese në shkollën 9 vjecare Avni Rustemi si dhe dy të tjerë në shkollat periferike të Tiranës në Qesarakë. Nuk i kanë shpëtuar infektimit edhe mësuesit e dy gjimnazeve, 1 në shkollën e mesme Partizani e një tjetër tek Asim Vokshi. Ndërsa nxënësit edhe pse të riskuar duket se e nënvlerësojnë gjendjen duke mos respektuar masat. Pa maska në klasa e në grumbullime.

“Merak kemi por që më mirë të vazhdojë mësimi. Nuk mund të ndërpritet. Është njësoj si në kënde lojërash si në shkollë”

Pavarësisht një mungese prej 20 mësuesish në shkollat e Tiranës, mësimi vijon normalisht I tha Drejtoria e Përgjithshme Arsimore ,Top Channel . Nuk ka klasa të izoluara dhe të gjithë mësuesit e prekur me koronavirus janë zëvëndësuar menjëherë në cdo shkollë nga 1000 mësuesit që janë marr shtesë dhe 2300 praktikantëve që janë në gatishmëri. Në rast të rritjes së të prekurve me covid në shkolla, mësimi do të ndiqet nëpërmjet tv në rubrikën rtsh shkolla që trajton të njëjtat tema mësimore si në klasa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA