5,141,905 rastet e konfirmuara me koronavirus deri më tani në Indi, ka shtyrë qytetarët e kësaj të fundit, që krahas trajtimit në spitalet e vendit, t’i besojnë edhe kurave alternative.
Një gjë të tillë bëri dhe deputeti indian, Sukhbir Singh Jaunapuria. Para një muaji, ai filmoi veten teksa qëndronte në një pellg të mbushur me baltë, e në këtë formë ai besonte se mbante larg virusin nga trupi i tij, e krahas videos shkruante:
“Njeriu fiton imunitet nga bërja e këtyre gjërave”. Por së fundmi, Jaunapuria është konfirmuar pozitiv me virusin, duke hedhur poshtë efikasitetin e këtij “trajtimi”. Ndërkaq vendi aziatik ndodhet në një kolaps shëndetësor si pasojë e agresivitetit të sëmundjes. Rastet e regjistruara janë tepër të larta, e numri i vdekjeve po ashtu. Deri më tani në Indi kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19, më shumë se 83,433, persona.
Top Channel