Në takimin me Arbrin, Tea zbuloi se jeton vetëm me motrën, duke e përshkruar këtë të fundit të përafërt me të përsa i përket karakterit.
Kjo nxiti dhe kureshtjen e moderatores Bora Zemani, e cila e pyeti Tean se përse ajo jeton vetëm me të motrën. Bukuroshja bionde mes lotësh, rrëfeu se ka katër vite që jeton vetëm me të.
Prindërit i jetojnë jashtë Shqipërisë dhe shtoi se me to ruan kontakte por nuk është shumë e lidhur. Për të e rëndësishme në këtë momente është e motra, për të cilën është dhe mbështetja më e madhe. Këto zhvillime në jetën e saj, e kanë bërë Tean një gocë më të fortë e të matur.
“Kam katër vite që jetoj vetëm. Unë jam rritur me mamanë, jo me babin. Kam kontakte me të dy, por nuk jam shumë e lidhur me ato. Kontakte kam me motrën dhe dua që ajo të mos e ndjejë mungesën e tyre. Është e vërtetë, njerëzit nuk piqen sepse duan të piqen, por i bëjnë rrethanat e jetës për t’u bërë më të matur, sepse janë të detyruar që ta bëjnë, edhe unë kështu kam qenë”, tha e përlotur Tea.
Top Channel