
26/02 22:25
Protestueset, kryesisht gra, i hoqën maskat sot oficerëve të sigurisë gjatë vijimit të demonstratave në Bjellorusi, në të cilat dhjetra njerëz u arrestuan.
Në pamjet e pasdites shihieshin forcat speciale të president Alexander Lukashenko që ngacmonin protestuesit paqësorë, deri në konfrontimet me gratë të guximshme që rrethuan një grup prej 3-4 policësh.
Demonstrueset shiheshsin që i hoqën atyre maskat e fytyrës duke i detyruar të fshehin identitetin me duar.
Mijëra njerëz ishin mbledhur në Minsk, ashtu si gjate dy javeve te fundit, duke protestuar kundër zgjedhjes së re të Alexander Lukashenko si president i vendit, me prentdime për manipulim dhe diktaturë zgjedhore.
Top Channel