25/11 11:50
Teuta është mposhtur me një rezultat të thellë 0-4 nga ekipi spanjoll i Granadas duke i dhënë kështu lamtumirën shpresës për të ecur sa më lart në turet eliminuese të Europa Ligës.
Djemtë e drejtuar nga Edi Martini nuk kanë rezistuar më shumë se 5 minuta, kur sulmuesi Roberto Soldado hapi ndeshjen. Në pjesën e parë, portieri Frashëri u detyrua ta nxirrte edhe dy herë të tjera topin nga rrjeta. Pasi Kenedy dhe Herrera shënuan përkasisht në minutat 10 dhe 31.
Edhe pjesa e dytë ka nisur me një gol të shpejtë nga spanjollët, ku Herrera shënoi edhe golin e katërt për ekipin e tij dhe të dytin personal. Durrsakët u detyruan ta mbyllnin ndeshjen me 10 lojtarë, pasi Fabio Beqja doli me karton të kuq.
Top Channel