Fotot/ U ekzekutua teksa pinte kafen e mëngjesit, ky është vëllai i super të kërkuarit për grabitjen në Rinas

17/09/2020 09:28
Viktima Bujar Çela

ELBASAN- Top Channel ka siguruar foton e Bujar Çelës i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm në një lokale teksa pinte kafen.  Viktima është vëllai i Talo Çelës, një nga grabitësit e 4.6 mln eurove në Rinas.

Besohet se kanë qenë tre persona të cilët pasi kanë ekzekutuar në vend Buja Çelën janë larguar me shpejtësi për të djegur më pas makinën e përdorur në krim. Makina e djegur është gjetur pak minuta pas ngjarjes në fshatin Murras.

Automjeti i djegur është i tipit ‘Renault’ me targa AA 876 D.

Mendohet se ky ekzekutim është kryer për shkak të lidhjeve kriminale të të vëllait, Talo Çelës. Ky i fundit është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

Çela  është autori i dyshuar i ngjarjes së datës 9 prill 2019, ndodhur në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, Tiranë. Gjithashtu Talo Çela lidhet edhe me vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës.

FOTO GALERI
6/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA