Fier/ Aksident me dy të plagosur, shkak humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit (video)

17/09/2020 17:20

Fier- Një aksident pa pasoja ka ndodhur pasditën e kësaj të enjteje(17.09.2020) në fshatin Shënpjetër të Fierit. Si pasojë e këtij aksidenti kanë ngelur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja që ndodhej në mjet.

Aksidenti ka ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit ndaj mjetit të shtetasit A.A, 22 vjeç dhe makina ka dalë nga rruga.

Të dy të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit ku po marrin edhe ndihmën e parë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj të plotë.

Top Channel