Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e Kombit.

Aksidenti ka ndodhur tek mbikalimi Ndërfushas, ku automjeti ka dalë nga rruga dhe ka gjetur vdekjen drejtuesi i saj, Gersi Nikolli 35 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Mirditë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të fshatit Ndërfushaz,Mirditë, drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen” shtetasi G.N.,35 vjeç, ka humb kontrollin duke dalë nga rruga ,ku si pasojë ka humbur jetën.  Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Top Channel