Dhunë në familje e kultivim kanabisi, dy të arrestuar në Himarë e Delvinë

17/09/2020 09:44

Dy persona janë arrestuar gjatë ditën e sotme në Himarë e Delvinë për dhunë në familje dhe kultivim kanabisi.

Një 60-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Himarë pasi ka dhunuar gruan e tij për motive të dobëta. I arrestuari është B.B. 60 vjeç, banues në fshatin Kuç, Himarë.

Ndërsa i arrestuari tjetër është M. I., 35 vjeç, banues në fshatin Bamatat, Delvinë, pasi kultivonte fidanëve kanabis sativa në fshatit Bamatat.

“Himarë, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin B. B., 60 vjeç, banues në fshatin Kuç, Himarë, pasi dyshohet se në banesë ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, për motive të dobëta. Delvinë, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin M. I., 35 vjeç, banues në fshatin Bamatat, Delvinë, pasi dyshohet se është autor i kultivimit të disa fidanëve të dyshuar kanabis sativa në fshatit Bamatat. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, shkruhet në njoftimin e policisë.

Top Channel