Pas dy vitesh hetim Gjykata e Lezhës ka vendos 4 vite burg për ish kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj i akuzuar për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranes së Hedhun në Shengjin.

Bashkë me Frrokajn, Gjykata e lezhes ka dënuar edhe 16 ish zyrtarë të tjerë lokalë.

Konkretisht 1 vit burg për ish-nënkryetarin e bashkisë Enver Hafizi, 4 vite për ish kryetarin e qarkut Gjok Ndoka dhe 2 vite për ish drejtorin e Hipotekës Artan Djala, si dhe u është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për 4 vite.

Ata janë shpallur fajtorë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, kanë falsifikuar dokumentet kanë tjetërsuar dhe përvetësuar në mënyrë të paligjshme tokë, kryesisht në zonën e Ranës së Hedhun të Shëngjinit.

I pafajshëm nga grupi prej 17 personash është shpallur i pafajshëm vetëm ish- futbollisti i Vllaznisë Renato Malotaj

Hetimet mbi këtë rast nisën në vitin 2017, pas denoncimit të një qytetari i cili pretendon se prona e tij është regjistruar në emër të personave të tjerë.

Vendimi u dha nga gjyqtari Ilir Përdedaj, kurse hetimet për këtë dosje voluminoze me 17 të pandehur u kryen nga prokurori Erjon Shehaj.

Palët kanë të drejten e ankimimit në gjykatën e apelit në Shkodër brenda 15 ditëve nga e nesërmja e shpalljes.

Top Channel