Zgjedhjet e 25 prillit është tema e debatit të kësaj të enjte në emisionin “Open”.Të ftuar janë disa analistë por edhe deputetja Rudina Hajdari.
Dy nga analistët e ftuar, Carlo Bolino dhe Fitim Zekthi, u përfshinë në një debat së bashku. Teksa po flitej nëse kryeministri Rama do të sigurojë dhe një mandat të tretë, çështja u katapultua tek kanabisi dhe krimi.
Në këtë pikë reagoi dhe gazetari Carlo Bolino, ku tregoi për herë të parë se ai ka trajtuar gjerë e gjatë si gazetar kanabisimin në Shqipëri. Ndër të tjera shtoi se ndaj tij nuk kanë munguar dhe kërcënimet.
Pjesë nga debati:
Carlo Bolino: Si gazetar unë kam qenë i pari që kam denoncuar kanabisimin e Shqipërisë që nga viti 2006. Kur zoti Berisha më ka sulmuar publikisht pse ne kemi denoncuar kanabisimin në Lazarat dhe më kanë kërcënuar për vdekje, ta dish. Atëherë mos të flasim për kanabizimin, sepse unë e kam luftuar me gjithë forcat e mia që nga viti 2006 deri në vitin 2014, e deri më sot. Duket që keni prirje opozitare.
Fitim Zekthi: Nuk jam në rolin e njeriut që po bën opozitë. Kështu që mos i përmend Berishën dhe Bashën se s’kanë lidhje me mua.
Carlo Bolino: Bota është shumë më e madhe se sa Shqipëria. Unë po përmend rastin nga vendi që vij dhe unë, ku Partia Demokracia Kristiane ka qeverisur nga viti 45 deri në vitin 1992. Zoti Andreoti ka qenë tetë herë kryeministri. Kjo nuk tregon që zoti Rama do të bëhet përsëri kryeministër, por kjo tregon që bota mbaron këtu. Bota është shumë e madhe, dinamika dhe politika është më e madhe se kaq. Ju keni tmerr nga Carlo Bolino. Opozita dhe media opozitare po merret prej ditësh vetëm me mua dhe kryeministrin dhe kjo është një çmenduri. Dhe ju e keni filluar debatin tuaj me mua, kjo është kulmi.
Fitim Zekthi: Jo nuk e nisa me ju, e nisa me median, ju ju kam këtu. Unë e kam parimore.
Top Channel