Andi Bushati i sigurt: Rama nuk do të lejojë zgjedhje të lira, do bëjë aq vota sa …

17/09/2020 21:44

Analisti Andi Bushati, i ftuar në panelin e “Open” të gazetares Eni Vasili, bëri deklaratën e fortë duke thënë se kryeministri Edi Rama nuk do të lejojë zgjedhje të lira.

Teksa temë e diskutimit është “Mandat i tretë për Ramën”, Bushati tha se sipas parashikimeeve të tij, në Shqipëri nuk do të ketë zgjedhje të ndershme.

“Sipas gjërave që kam parë deri tani, shoh që Rama nuk do lejojë zgjedhje të lira e të ndershme. Kjo do i sjellë Ramës një mandat të tretë. Mes largimit të Ramës me zgjedhje apo një largimi pa zgjedhje, zgjedh këtë të dytën,” tha Bushati.

“Rama po kërkon të vendosë rregulla të reja loje, kërkon t’i fitojë zgjedhjet ndryshe nga ç’i fitoi në 2017. Ai do bëjë aq vota deri në 90% të asaj që i duhet dhe pastaj 10% do i kapi me shantazhe e 1 mijë forma të tjera” tha Bushati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA