Operacioni antidrogë në Vlorë/ Kush është Dritan Rexhepi, ‘koka’ e rrjetit kombëtar të trafikimit të kokainës

17/09/2020 08:39

Dritan Rexhepi është shqiptari që dyshohet se është ‘koka’ e rrjetit kombëtar të trafikimit të kokainës në Europë, ku gjatë operacionit të mbrëmshëm në Vlorë u arrestuan 5 shqiptarë.

Ai konsiderohej si një nga shqiptarët me të kërkuar në botë, Dritan (Gramos) Rexhepi, i arratisur nga burgjet e tri shteteve, derisa u kap nga Interpoli në Amerikën e Jugut. I shumëkërkuari u arrestua në Katalunja të Ekuadorit, ku sot po vuan dënimin për një sërë veprash penale.

Emri i tij ndodhej në listën e 10 personave më të kërkuar nga Interpoli, i cilësuar si “mjeshtri” i arratisjeve, nuk kërkohej vetëm nga Shqipëria, por edhe në shumë shtete të tjera.

39-vjeçari është cilësuar si vrasësi i parë me pagesë në Shqipëri. Ai akuzohet në atdheun e tij për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë në vitin 1998. Ndonëse policia shqiptare e arrestoi studentin e Juridikut, ai arriti që të arratisej në të njëjtën ditë, nga Komisariati i Durrësit.

Rexhepi ka mundur që të arratiset edhe nga burgu i sigurisë së lartë i Pavias, të Italisë, së bashku me dy shqiptarë të tjerë. Në korrik të 2011-s, ai u arrestua për grabitjen e një prej bankave më të mëdha në Barcelona, por arriti që të arratisej në mënyrë spektakolare. Dyshohet se Rexhepi mund të ketë lidhje edhe me porosinë e rrëmbimit dhe ekzekutimit të Arjan Prengës.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA