Trump përshëndet “agimin e një Lindjeje të re të Mesme”

16/09/2020 05:22

Presidenti amerikan, Donald Trump ka përshëndetur “agimin e një Lindjeje të re të Mesme”, teksa janë nënshkruar marrëveshjet në mes të Izraelit dhe shteteve të Gjirit, Bahreinit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Të trija këto shtete i kanë konsideruar marrëveshjet si historike, ashtu sikurse vetë Trumpi, administrata e të cilit ka ndërmjetësuar arritjen e tyre. Këto dy shtete të Gjirit janë vetëm të tretat, respektivisht të katërtat që njohin Izraelin prej themelimit të këtij shteti më 1948.

Trump shpreson që edhe shtetet tjera do ta ndjekin këtë shembull shpejt, mirëpo palestinezët kanë bërë thirrje për të kundërtën ndërkohë që konflikti i tyre me izraelitët vazhdon të jetë i pazgjidhur.

Për dekada, shumica e shteteve arabe kanë bojkotuar Izraelin, duke insistuar se do të krijojnë lidhje vetëm pasi të zgjidhet mospajtimi me palestinezët. “Pas dekadave të ndasive dhe konfliktit, ne shënojnë agimin e një Lindjeje të re të Mesme”, u ka thënë Trump një turme prej qindra personave në Shtëpinë e Bardhë.

“Ne jemi këtu këtë pasdite për të ndryshuar kursin e historisë”, ka shtuar ai. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka mirëpritur nënshkrimin e marrëveshjeve. “Kjo ditë është bosht i historisë; paralajmëron agimin e ri të paqes”, ka thënë ai. Ushtria izraelite ka thënë se dy raketa janë nisur nga Rripi i Gazës në Izrael, derisa ceremonia ka qenë në realizim e sipër. Lëvizja Hamas, që kontrollon Rripin e Gazës, konsiderohet organizatë terroriste nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA