25/11 11:54
Në Iran 179 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19).
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari tha se në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 2.981 raste të reja, ku bilanci i të infektuarve deri më tani ka arritur në 410.334, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 23.632.
Lari theksoi se aktualisht reultojnë 352.019 të shëruar, ndërkohë që 3.827 pacientë janë në gjendje kritike. Deri më tani, vendi ka kryer 3.641.581 teste.
Koronavirusi për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.
Top Channel