Të infektuarit me covid-19 shkojnë në punë/ Çdo ditë në Tiranë, 500 personave i kërkohet karantinimi

16/09/2020 15:25

Një problem shqetësuar për të prekurit me covid në vendin tonë ka qenë përveç frikës si do ia dalë për të kaluar sëmundjen edhe frika për vendin e punës .

Shumë prej atyre që kanë rezultuar pozitiv nuk kanë treguar dhe janë paraqitur në punë duke përhapur infeksionin nga frika se nuk do të paguheshin ose në rastin me të keq humbnin vendin e punës . Por në fakt një vërtetim nga njësia vendore e operatorit të kujdesit shëndetësor detyron punëdhënësin të paguajë punonjësin

“E njëjta gjë funksionon edhe për ata që punojnë në kompani private. Asnjë ditë pune nuk zbritet për shkak të ditëve të qëndrimit në shtëpi nëse ke dalë  covid pozitiv”

Sipas Ministrisë së shëndetësisë së Tiranes janë mbi 2 mijë persona aktiv pozitiv me covid ndërsa sipas përllogaritjeve çdo ditë në Tiranë 500 personave u kërkohet karantinë, pasi rezultojnë të infektuar me koronavirus, ose janë raste kontakti.

Top Channel