Shkodër/ Shkrumbohen 4 banesa të komunitet rom
16/09/2020 15:46
SHKODËR- Katër banesa të komuniteti Rom në qytetin e Shkodrës janë shkrumbuar nga flakët këtë të mërkurë. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, flakët janë përhapur me shpejtësi duke shkrumbuar gjithçka.
Fatmirësisht familjarët kanë dalë në kohë duke mos u lënduar. Ende nuk dihet se nga se ka rënë zjarri, por deri më tani dyshohet për nga pakujdesia.
Top Channel