Rama në Athinë/ Kreshnik Spahiu në Open: Ja lajmi i keq dhe i mirë nga kjo vizitë

16/09/2020 21:42

Kreshnik Spahiu tha në Open se nga vizita e kryeministrit Edi Rama në Athinë ka lajme të mira dhe të këqija.

Për Kreshnik Spahiun lajmi i mirë është se: në një farë mënyre e gjithë furtuna nxori bllof ata që ngritën tezën për një marrëveshje të re mes dy vendeve.

Lajmi i keq për të ishte se: Ne sërish shkuam në mënyrë inferiore ne bisedime, për disa arsye, diplomacia jonë lë për te dëshiruar, Rama shkoi u kërkoi falje emigrantëve.

Spahiu tha më tej se: Gabimi i Ramës është nëse kërkon Italinë ndërmjetësues, se Italia mund të mbajë krahun jo anti-shqiptar por pro-grek. Ai duhet të përfshijë Shtetet e Bashkuara për palë të tretë, se kanë qenë ata që kanë prishur marrëveshjen e Berishës.

Top Channel