“Po sikur ta ndryshonin emrin ty nga Panajot në Përparim”? – Spahiu debaton me Barkën

16/09/2020 22:33

Takimi mes Ramës me homologun e tij grek Mitsotakis është tema e diskutimit në këtë puntatë të Open në Top Channel.

Një debat i fortë u zhvillua mes juristit Kreshnik Spahiu dhe publicistit Panajot Barka. Debati nisi kur Spahiu i tha Barkës që ai ka kërkuar që të shtyjë çështjen e kufirit deri në Himarë.

Pjesë nga debati:

Barka: Turqia ka ndikuar në prishjen e marrëveshjes së 2009.

Spahiu: Ju bashkë më organizatën tuaj keni kërkuar që të shtyni kufirin deri në Himarë. Ju jeni 6000 veta, ndërsa ka mbi 300 mijë shqiptarë në Greqi. Greqia të detyron të ndryshosh emrin dhe nga mysliman të kthehesh në ortodoks. Po ty si do të dukej në qoftë se do të detyronin ta ktheje emrin nga Panajot në Përparim.

Barka: Më kanë detyruar Kreshnik, por nuk kam pranuar. Pse shkoi Rama te Erdogan para se të vinte në Greqi.

Spahiu: Nuk ka lidhje Turqia. Nuk ka ndikuar Turqia në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të 2009-tës.

Top Channel