Ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare në SHBA, John Bolton po hetohet për zbulimin e mundshëm të informacioneve të klasifikuara, me publikimin e librit të tij të kujtimeve në muajin qershor.
Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së nisi hetimin pasi nuk arriti të ndalonte botimin e librit, sipas BBC-së. Ai vetë i mohon të gjitha akuzat. Në libër, Boltoni e përshkruan administratën Trump si kaotike. Ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare në 2018-2019-ën, gjithashtu pretendon se vendimet e presidentit amerikan, Donald Trump drejtohen nga dëshira e tij për rizgjedhje.
Në kohën e botimit të librit “Dhoma ku ka ndodhur: Kujtime nga Shtëpia e Bardhë”, presidenti Trump e bëri të qartë se ai donte që ish-ndihmësi i tij të ndiqej penalisht, duke e përshkruar atë si “jashtëzakonisht të paaftë” dhe “një gënjeshtar”.
Avokati i Boltonit, Charles J. Cooper tha se “ambasadori refuzon prerazi çdo pretendim se ka vepruar në mënyrë të pahijshme, lëre më pastaj në mënyrë kriminale dhe se do të bashkëpunojë plotësisht me çdo hetim zyrtar për sjelljen e tij”.
Top Channel