Kroaci, 6 të vdekur dhe 280 raste të reja me COVID-19

16/09/2020 17:16

Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 280 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe gjashtë vdekje.

Shtabi për mbrojtje civile tha se numri aktual i rasteve aktive arrin në gjithsej 2.103.

Në mesin e tyre 293 pacientë janë në spital, ndërsa në respiratorë janë 20 pacientë. Gjashtë pacientë kanë humbur jetën gjatë orëve të fundit. Deri më tani në Kroaci janë regjistruar 14.029 persona të prekur me koronavirus, prej të cilëve 236 kanë vdekur, ndërsa 11.690 janë shëruar.

Deri më tani janë testuar gjithsej 236.938 persona, prej tyre 6.353 gjatë 24 orëve të fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA