Evropa Perëndimore/ Rekord të nxehti për shtatorin

16/09/2020 18:43

Vala rekord e të nxehtit që përfshiu pjesë të Evropës Perëndimore në pjesën e parë të javës, po fillon të tërhiqet.

Me mijëra njerëz mbushën plot plazhet të hënën dhe të martën për atë që mund të jetë edhe i nxehti i fundit i vitit në një kohë kur temperaturat kanë arritur nivele të larta të pazakonta për muajin e parë të vjeshtës. Të martën, qyteti francez i Lilës regjistroi ditën më të nxehtë të shtatorit që kur regjistrimi i të dhënave nisi në 1945, duke shënuar 35.1 gradë celcius ndërsa Metz, në verilindje, arriti 34.3 gradë celcius, një tjetër rekord ky.

Temperatura të larta 25 deri në 30 gradësh celcius janë raportuar në gjermani po ashtu ku qyteti jugperëndimor i Kaiserslauternit arriti 33.6 gradë celcius, më e larta në katër vite.

Në Britaninë e Madhe, temperaturat kapërcyen 30 gradët celcius, për të parën herë në shtator pas katër vitesh, me qytetin jugor Frittenden, që shënoi 31.3 gradë celcius të martën.

Njerëzit u mblodhën në Uells dhe Anglinë Jugore për të shijuar motin pavarësisht rregullave të reja që kufizonin tubimet sociale në përpjekje për të ndaluar përhapjen e covid 19. Meteorologët në Britani thanë se mot akoma më i nxehtë mund të regjistrohet për të tretën dhe të katërtën ditë radhazi, duke përmbushur edhe zyrtarisht kriteret për tu quajtur valë të nxehti.

Temperaturat e larta vijnë ndërsa organizata botërore e meteorologjisë këtë javë, paralajmëroi për pasojat e vazhdueshme të ndryshimeve klimaterike. Ajo tha se hemisfera veriore ka përjetuar verën e saj më të nxehtë dhe gushtin më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë. Pesë gushtet më të nxehta në botë, kanë qenë të gjithë pas 2015- shtoi ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA