Berat- Dy shtetas janë proceduar penalisht gjatë kësaj të mërkureje (16.09.2020), pasi kanë prere dhe transportuar lëndë drusore në mënyrë të paligjshme

Shtetasit S.R, 57 vjeç nga fshati Sinjë i Beratit gjatë një kontrolli në banesën e tij i janë gjetur dhe sekuestruar 120 m3 lëndë drusore të prera në mënyrë të paligjshme, ndërsa shtetasi i dytë më iniciale F.Q, 32 vjeç u gjet duke transportuar pa dokumentacionet përkatëse, lëndët drusore.

Policia e Beratit ka ftuar qytetarët që të raportojnë çdo krim mjedisor dhe i siguron se do t’u ruhet anonimati.

P ër veprime të mëtejshme, materialet në ngarkim të këtyre shtetasve janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat,

Top Channel