Diplomati Agim Nesho, i ftuar në Open për të folur rreth vizitës së kryeministrit Edi Rama në Greqi, tha se kreu i qeverisë s’bëri asgjë atje.

Sipas Neshos, kryeministri shkoi më shumë për të marrë rolin negociator pas vizitës në Ankara dhe se nuk është i qartë për çështjen e detit.

“S’bëri asgjë. Pritshmëritë ishin të mëdha se ishte çështje e rëndësishme, flitet për detin. Këtu duket më tepër një shëtitje duke kaluar nga Ankaraja për të marrë rolin e tij negociator. Nga vetë vizita pashë që akoma nuk është konceptuar nga qeveria shqiptare se si do zgjidhet marrëveshja me Greqinë. Vetë politika e jashtme e Ramës ka futur sektorë të tjerë që krijojnë tension dhe sjellin paragjykime nga Perëndimi.

Pjesë e retorikës së Ramës, parapriu dhe ne nuk arritëm asgjë. Por nuk u gjet asnjë zgjidhje, se Rama tha që do gjehej zgjidhje historike se kishte probleme nga e kaluara. Vetë kryeministri duket që është i paqartë se kërkon ta bëjë çdo gjë vetë. Nuk ka një marrëveshje, është bllokuar,” tha Nesho.

Top Channel