Modelja Emily Ratajkowski po akuzon fotografin Jonathan Leder për ngacmim seksual në vitin 2012, në shtëpinë e tij në rajonin malor të Catskills – Nju Jork.

Ratajkowski bëri akuzën në një ese të gjatë që shkroi për revistën ‘New York’. Ajo pretendon se agjenti i atëhershëm e dërgoi në shtëpinë e Leder për një regjistrim të papaguar për revistën “Darius” dhe se ky angazhim kërkonte që ajo të flinte në shtëpinë e agjentit.

Në esenë e saj, manekinia e njohur përshkruan në detaje se çfarë ndodhi më tej, duke përfshirë që Leder e penetroi me gisht dhe si ajo kujton vetëm dhimbjen ndërsa zgjati.

Emily Ratajkowski më vonë shpjegoi se koleksioni i fotografive të bëra në shtëpinë e Leder u botua në vitin 2016 në “Leder / Ratajkowski Collector’s Edition” nga “Imperial Publishing”, por ajo pretendon se fotografit dhe botuesit nuk u lejohej të përdorin ato fotografi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA